VLORE– PD ndez motorët e fushatës, Kollozi e Patozi: Fitore në 23 qershor

Edhe pse duhen edhe 6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare Partia Demokratike dega Vlorë, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale.

Në takimin e së shtunës së kryesisë së kësaj force poltike nënkryetari i Partisë demokratike Astrit Patozi deklaroi se në këtë qark mazhoranca do fitoj bindshëm.

Në fjalën e tij, përpara kryesisë, kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës Ardi Kollozi, shprehu bindjen në fitoren e 23 qershorit, duke argumentuar se kjo forcë ka të gjithë argumentet e mundësitë të sigurojë fitoren për të çuar Shqipërinë drejt familjes Europiane.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike u morën disa vendime në lidhje me anëtarësime të reja në kuadër të fushatës elekorale si dhe me festimin e 22 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në 12 janar.