Një kolonë e Wagner me automjete të armatosura është parë të udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk.

Ndërsa guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete private apo me transport publik.

Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.

Voronezh është një nga dy qytetet – tjetri është Rostov-on-Don, më në jug – në të cilin mercenarët e Wagner thuhet se kanë kapur vendet kryesore.

Situata në rajon po ecën me shpejtësi dhe priten zhvillime te tjera nga momenti në moment.