TIRANË, 12 nëntor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje të lehta toke në orën 6:20:2 GMT ose ora 6:20:2 (koha e Shqipërisë + 1 GMT) të datës 12 nëntor 2013. Tërmeti ka pasur forcë M=2.7, me epiqendër në thellësinë 1 km. Departamenti i sizmologjisë i Tiranës e ka lokalizuar ngjarjen sizmike në një largësi 10 km (më saktë, 13 km) në vijë ajrore në perëndim të qytetit të Ersekës, në koordinatat 40.34°V, 20.53°L (shih etiketën në hartën nr. 1). Në të vërtet, dukuria tektonike është vërejtur në një faqe mali, 1 km në veri të qendrës së vogël të banuar Kaduç të komunës së Novoselës së rrethit të Kolonjës, qarku Korçë (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër dhe hartën nr. 2, pika e kuqe).
Info
Komuna Novoselë ka në përbërje fshatrat Novoselë, Mesiçkë, Kagjinas, Zharkanj, Piskal, Vitisht, Shijan, Kaduç, Dermar, Mbreshtan.
/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





