Brazil. 14 qershor 2014 – Kolumbia ka shpartalluar Greqinë me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e Grupit C, në Kampionatin Botëror të Brazilit. 

Amerikano-latinët kanë dominuar gjatë gjithë lojës dhe e kanë përballuar lehtë përfaqësuesen helene. 

Seria e golave u hap që në minutën e ‘5 nga Armero dhe vijoi në minutën e ’58 me Gutierrez dhe ’93 me Rodriguez. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/