22 dhjetor 2014 –  Së shpejti ju do të keni mundësi që të përdorni komandat zanore tek kompjuterët Chromebook. Ky është një opsion në versioni më i ri i softwerit, i cili u lejon përdoruesit të thonë “OkGoogle” për të aktivizuar komandat zanore dhe kërkimet në laptop, ashtu siç veprojnë tek shumë telefona inteligjentë Android.

Kjo është një komandë e cila mund të përdoret për të kontrolluar motin, për të gjetur itinerare etj. Chromebook do të dëgjojë komandat zanore sa kohë që ekrani është i ndezur. Ndërkohë që ajo tani për tani është në dispozicion vetëm në kanalin Chrome Dev dhe përdoruesit duhet të aktivizojnë një ikonë të caktuar në menunë e opsioneve të Chrome OS për të pasur shërbimet e saj.