Më 10 mars 2021, në kuadër të zhvillimit të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe 21” gjeneralmajor “Christopher O. Mohan, komandanti i Komandës Mbështetëse të Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën, zhvilloi një vizitë njohëse në mjediset e komandës së Forcës Detare në Plepa të Durrësit, njoftoi kjo e fundit.

Gjeneralmajor Mohan u prit nga komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

Ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj.

Gjeneralmajori Mohan inspektoi dhe portin detar të Durrësit.

Nuk dihet pse gjenerali shqiptar në pension Piro Ahmetaj, këshilltar për sigurinë kombëtare në PD, ka deklaruar se “Stërvitja ushtarake e SHBA-së është përtej betejës politike të 25 prillit… në Pentagon nuk mundet të konsideronin se kur do të bëheshin zgjedhjet e radhës… nuk ka fare asnjë lidhje me përleshjet e radhës së sekserëve të pushteteve, as me anësi në betejat politike dhe as me propagandën e qeverive në ikje dhe as me opozitën zyrtare”.

TH.M.