Komanda e Forcës Detare në Plepa të Durrësit bëri të ditur më 31 maj 2019 se komandanti i Grupit të Dytë Detar të NATO-s [Standing NATO Maritime Group Two (SNMG2)], kundëradmiral Boudejwin Boots, i ka dërguar Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes një mesazh falënderimi.

Mesazhi ka të bëjë me vizitën në dy anijeve të NATO-s në portin e Durrësit dhe zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë, më 20 maj 2019. Ndër të tjera kundëradmiral Boots shkruan:
“Do dëshiroja sinqerisht të falënderoj Forcën Detare të Shqipërisë për mikpritjen shumë të përzemërt gjatë vizitës sonë dhe mundësisë për t'u trajnuar së bashku gjatë stërvitjes PASSEX. 
Shumë falënderime për anijet shqiptare “Lissus”, “Iliria” dhe R-118 dhe të gjithë personelin tjetër të përfshirë, për sjelljen e tyre shumë profesioniste.
Faleminderit shumë dhe do të shihemi përsëri!”

Th.M.