Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe më pas do të zhvillojë një takim me ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka.

Vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës.

Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

Agjenda e vizitës:

Ora 10.30, ceremonia e pritjes së Komandantit të Forces Ajrore të NATO-s

Ora 10.55-11.00, fluturimi demonstrativ i 5 avionëve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A

Ora 12.00, konferenca për median e Ministres Xhaçka dhe Gjeneral Wolters