9 tetor 2015 – Padyshim humbja në “Elbasan Arena” e Shqipërisë nga Serbia me rezultat 0:2, ka mërzitur tifozët kuqezi.

Por, dyfish është mërzitur një qytetar nga Vushtrria, që në skedinë ia ka besuar fitoren Shqipërisë, duke e luajtur me 2500 euro, ku fitorja e kuqezinjve kishte kuotën 2,5.

E vetmja gjë që mund të shpresojë tani ky qytetar nga Vushtrria, është që të marrë shpërblim nga kombëtarja kualifikimin për në Francë, në ndeshjen e fundit në Armeni.

/portali DurresLajm/