Kombëtarja e Republikës Çeke i ka habitur të gjithë, teksa pas fitores 3-1 ndaj Sllovakisë në transfertë, ka njoftuar se nuk do e luajë ndeshjen e radhës. Në njoftimin e postuar nga Federata thuhet se shkak për këtë është bërë situata e krijuar nga Koronavirusi dhe kombëtarja çeke nuk dëshiron të rrezikojë më shumë.

Megjithatë ky është një vendim i çuditshëm, pasi për këtë Çekia nuk ka marrë dritën jeshile as nga Skocia, por as nga UEFA për të anuluan ndeshjen. Shumë shpejt pritet të merret edhe një vendim përfundimtar nga instancat më të larta për ndeshjen, por Çekia thotë se nuk do e luajë çfarëdo që të ndodhë.