20gusht 2015 – Kombetarja e femrave e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ka fituar miqesoren e pare me Turqine. Ndeshja e luajtur kete te merkure ne oren 18:00 ne stadiumin ”Loni Papuciu“ ne qytetin e Fierit ishte ne shans i mire per “kolaudimin” e ekipit kombetar te femrave.
Golin per Shqiperine e ka shenuar Klaudia Rrotani ne minuten e 89 ndersa miqesorja e radhes do te luhet diten e premte ne te njejtin stadiumin, ora 18:00.Trajneri Altin Rrakllli tha pas takimit se ekipi zhvilloi nje loje te mire duke arritur dhe rezultatin e deshiruar, teksa theksoi ne shume momente kombetarja kuqezi e femrave dominoi ndeshjen duke humbur disa raste shenimi’.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/