Kombëtarja greke e vaterpolit ngriti një makinë të parkuar keq për të kaluar me autobusin e saj gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Pak orë pas fitores 14-7 kundër Rumanisë, helenët u detyruan të ngrejnë peshë mjetin për të kaluar me autobusin e tyre në një rrugë të kryeqytetit francez.
Një ngjarje e papritur olimpike, si dhe një situatë mjaft e veçantë për atletët grekë. Sipas asaj që raportohet nga Greek City Times në një postim në rrjetet sociale, makina ishte e parkuar dhe po bllokonte autobusin e tyre. Kështu atletët grekë dolën dhe arritën ta lëviznin nga pozicioni fillestar për të kaluar.
Në sfondin e operacionit shihet stafi teknik i kombëtares greke duke qeshur dhe duke filmuar skenën. Në të vërtetë, kjo është një situatë shumë e veçantë, por me një kohë shumë të kufizuar për të bërë gjithçka. Kështu që përzgjedhjet olimpike janë të detyruara të bëjnë çdo gjë me shpejtësi.
#Paris2024 The Greek water polo team lifts a parked car that is blocking their Olympic bus on a narrow street. #Paris2024 pic.twitter.com/NsN03EPTus
— Greek City Times (@greekcitytimes) July 28, 2024
Ndërkohë, Greqia mundi Malin e Zi 17-16 dhe mori fitoren e dytë në grupin A. Kombëtarja helene kryeson grupin së bashku me Italinë me 6 pikë dhe do të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë në dy ndeshjet e ardhshme.