Futbollistët Migjen Basha dhe Sidrit Guri shprehen optimistë para dy ndeshjeve në kuadër të "Nation League" duke shtuar se do të japin maksimumin në Kombëtare.

Basha është shprehur i lumtur për rikthimin, por shton se e ardhmja e Kombëtares është padyshim brezi i ri i lojtarëve. 

“Sigurisht është ndjesi e mirë rikthimi dhe njëkohësisht është nder. Jam i lumtur që jam pjesë e saj. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta pas dy disfatave.”

Sulmuesi që aktivizohet me Ostenden në Belgjikë, Sidrit Guri shprehet se ai do të bëje më të mirën për këto dy ndeshje dhe se nuk ndihet në presion për faktin se sulmuesit kryesorë janë dëmtuar.

“Synimi im është që të kontribuoj sa më shumë në Kombëtare. A kam presion? Po unë do bëj punën time dhe do jap maksimumin. Kam shumë për të dhënë në Kombëtare dhe me klubin.”

Dje ka nisur grumbullimi i Kombëtares në Durrës dhe ndeshja e parë është kundër Izraelit ndërsa e dyta kundër Skocisë.