Gjatë stërvitjes së sotme në Perros Guirec, lojtarët e Kombëtares shqiptare i kanë dhuruar disa momente lumturie një tifozi.
Jimmy Helbert, një person me aftësi të kufizuara, është futur në fushën ku stërviteshin futbollistët tanë. Lojtarët nuk kanë ngurruar që ta takojnë atë, duke kaluar disa minuta së bashku.
Në një letër që trajneri De Biasi e mbante në dorë Jimmy kishte shkruar në shqip: “Ju faleminderit të gjithëve që më bëtë të lumtur, Jimmy Helbert”.
Me sa duket Jimmy Helbert është një ndër tifozët e huaj, që simpatizojnë skuadrën tonë përfaqësuese.





