Italia po bëhet gati të luajë sfidat e fundit të Ligës së Kombeve, ku do të ndeshet në gjysmëfinale me Spanjën.

Për këtë ndeshje, “axurrët” do të luajnë me një fanellë të re, të prezantuar së fundmi nga “Adidas” me rastin e 125-vjetorit të themelimit të Federatës Italiane të Futbollit.

Ajo vjen në ngjyrë të bardhë, e ndërthurur me vija të arta dhe duket se ka marrë një pëlqim të madh nga tifozët.