Tani mund të themi se jemi me 99% të kualifikuar. Në garën katërshe për dy vende në Europian, Shqipëria “fshin” Çekinë në një ndeshje të madhe, me rezultat tenistik dhe i çon pothuajse në zero shanset e kualifikimit të Polonisë. Në grupin E, tani llogaritë janë më të thjeshta dhe Shqipëria matematikisht mund të shkojë në Europian me disa mënyra. Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipëri kalon nga Moldavia. Nëse Shqipëria mund Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar. Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj. Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë. Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë. Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime. Shqipëria kualifikohet nëse merr dy pikë me moldavët dhe Ishujt Faroe.
Me supozimin që në ndeshjene gjashtë më 15 tetor, Çekia fiton me Ishujt Faroe dhe shkon 11 pikë, sytë shkojnë te sfida Poloni-Moldavi. Këtu pastaj ka disa teori. Një barazim në Poloni-Moldavi do të çonte skuadrat respektivisht në 10 dhe 9 pikë dhe një ndeshje për të luajtur ekipi i Levandovskit dhe dy Moldavia. Polakët do të ishin matematikisht jashtë edhe nëse fitojnë me çekët (do të shkonin në 13pikë), ndërsa në lojë mbetej vetëm Moldavia, që do të kishte dy ndeshje për të zhvilluar dhe 6 pikë të mundshme. Nga ana tjetër, në ndeshjen eshtatë, në 17 nëntor Shqipërisë do t’i duhej vetëm një barazimme Moldavinë. Kjo pasi Shqipëria do të shkonte në 14 pikë, Moldavia 10 pikë dhe një takim për të luajtur me Çekinë dhe do të ngjitej në 13 pikë. Shkurt, kualifikim i Shqipërisë është i mundur edhe nëse Çekia fitonte me polakët në sfidën tjetër.
Nëse në takimin e gjashtë fiton Moldavia me polakët dhe shkon 11 pikë, Polonia mbetet 9 pikë dhe del jashtë Europianit. Moldavia më pas, duhet të marrë tri pikë me Shqipërinë dhe 3 me Çekinë që të kualifikohet. Moldavët do të ngjiteshin në kuotën e 17 pikëve, Çekia, 14 pikë, ndërsa Shqipërisë do t’i duhej një pikë me Ishujt Faroe që të kualifikohej. Nëse moldavët mundin Shqipërinë dhe humbasin me Çekinë, mbeten në 14 pikë dhe kuqezinjtë mjafton të mos humbasin3-0 dhe të marrin një pikë me Ishujt Faroe dhe janë të kualifikuar. Në të kundërt duhet të fitojnë me ishullorët. Nës ePolonia mund Moldavinë, duhet të fitojë edhe me Çekinë dhe të shkojë 15 pikë. Me këtë opsion, Çekia shkon në 14 pikë, por kualifikohet Shqipëria, pasi e ka mundur në ndeshje direkte. Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Moldavi-Çeki, Poloni-Çeki dhe Poloni Moldavi të dalin barazim. Në ndeshjet direkte, Shqipëria do të dilte fituese.