Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e 26 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të radhës, që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Austrisë në 26 mars dhe Luksemburgut në 29 mars.
Lojtarët e grumbulluar janë:
Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi dhe Alban Hoxha.
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli dhe Frederik Veseli.
Mesfushorë: Herolind Shala, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka dhe Armir Abrashi.
Sulmues: Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Milot Rashica (i grumbulluar vetëm për ndeshjen ndaj Luksemburgut).
“Janë grumbulluar baza e lojtarëve që na kanë sjellë deri këtu, pasi nuk kemi kohë për teste”, shpjegoi De Biasi. Trajneri italian tha se Shqipëria, ndonëse nuk ka emra të mëdhenj në skuadër, ka një ekip shumë të mirë dhe theksoi se objektivi i tij është kalimi i grupit në “Euro 2016”. “Jam gjithmonë optimist si natyrë. Shoh gjërat pozitive dhe nga ana jonë duhet të ketë vullnet për të kaluar turnin. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe për këtë duhet të punojmë”, u shpreh De Biasi në një konferencë për shtyp.