Kombëtarja shqiptare do të përmbyllë sot sfidën me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Delegatët e FIFA-s kanë vendosur që ndeshja Shqipëri-Maqedoni do të zhvillohet në orën 14:00, po në stadiumin “Loro Boriçi”, ku do të luhen minutat e mbetura pas ndërprerjes së ndeshjes mbrëmjen e së hënës për shkak të stuhisë së shiut që përfshiu Shkodrën.

Ndeshja u ndërpre në minutën e ’75-të të pjesës së dytë dhe rezultati u mbyll me barazim 1:1.

Hyrja për të gjithë tifozët kuqezinj që duan të mbështesin djemtë e Kombëtares do të jetë falas, edhe për ata që nuk kishin prerë biletë një ditë më parë.

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni është e vlefshme për eliminatorët e botërorit “Rusi 2018”.