Kombëtarja shqiptare ishte sot me aromën e fitores së djeshme ndaj Lihtenshtejnin për të nisur përgatitjet e menjëhershme për sfidën e së martës ndaj Maqedonisë.Mjeku i ekipit kombëtar përcjell lajmin e mirë se Armando Sadiku do të jetë gati ndaj Maqedonisë dhe po stërvitet normalisht me grupin.
Ditën e sotme, skuadra shkoi me autobus drejt Shkupit. Gjatë udhëtimit të gjatë, Shqipëria do të kalojë në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni.Hera e fundit që Kombëtarja ka udhëtuar me autobus ishte viti 2010 në miqësoren ndaj Malit të Zi të fituar me rezultatin 0-1 falë golit spektakolar të Hamdi Salihit.
Ditën e nesërme skuadra do të mbërrijë në Strumica ku do të akomodohet në një nga 2 hotelet e këtij qyteti dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen në stadiumin me kapacitet 6500 vende.





