Përballja Shqipëri-Angli është mbyllur me rezultatin 0-2. Ekipi anglez shënoi golin e parë në minutën e 39′ të pjesës së parë nga Harry Kane dhe në minutën e 63′ të pjesës së dytë nga mesfushori Mason Mount.
Takimi Shqipëri-Angli, i vlefshëm për kualifikueset e botërorit Katar 2022, u luajt në stadiumin “Air Albania”, pa praninë e tifozëve. Anglia konsiderohej kundërshtari më i fortë i Shqipërisë në grup, nga i cili ka pësuar gjithnjë humbje.
Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë 1-0 në fushën e Andorrës, ndërsa Anglia mundi thellë 5-0 San Marinon.





