2korrik 2015 – Federata Shqiptare e Futbollit, në faqen zyrtare të saj, ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese Danimarkë-Shqipëri, që do të luhet me 4 shtator në Kopenhagen, kryeqytetin danez. Ajo që bie në sy është çmimi prej 34 eurosh, që po ta krahasosh me çmimin e një bilete në “Elbasan Arena”, është më i lirë dhe kujtojmë që bëhet fjalë për një nga kryeqytetet me standartet më të larta të jetesës në botë, ku çmimet janë ndër më të lartat.
Menyra e vetme e blerjes se biletave per kete ndeshje do te jete blerja prane FSHF-se ne zyrat qendrore ose online ne faqen tone zyrtare www.fshf.org ne seksionin “Shop” duke filluar nga data 03 Korrik 2015.