Ekipi ynë kombëtar U19 ka dalë fitimtar nga stadiumi “Roza Haxhiu” i Lushnjes në ndeshjen miqësore kundër rivalëve nga Kazakistani.

Djemtë e Erjon Bogdanit kanë mundur me rezultatin 1-0 të rinjtë nga Kazakistani, rezultat ky i vulosur që në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Protagonist i ndeshjes u bë Marash Kumbulla, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.