Pashka po afron dhe me siguri femrat po mendojnë se si duhet të vishen në këtë rast special. Koleksionet pranverore na vijnë në ndihmë, duke na propozuar veshjet perfekte për Pashkë, duke filluar nga fustanet e fundet e gjata, të mesme dhe të shkrurtra, me ose pa dekorime të veçanta. Zbulojmë së bashku kombinimet më fashion.

Veshjet më "chic"

Vestito con corpetto in pizzo Swing

Janë të shumta fustanet e gjata dhe të shkurtra që mund të zgjidhni të vishni për Pashkë, duke filluar nga tonet klasike si e zeza, e bardha dhe ngjyrat pastel. Veshjet e bardha janë më elegantet për këtë rast dhe preferohen fustanet apo fundet e gjata deri mbi gju.

Për ata që pëlqejnë më shumë të zezën, modeli më i përshtatshëm janë fustanet veref, ose fund-pantallonat, por veshjet më “chic” mbeten padyshim ato me ngjyra, që janë perfekte për të krijuar sipas tendencave të sezonit. Zgjidhni veshje të kuqe për të qenë më romantike, por edhe ngjyrat turkeze, të verdhën pastel dhe jeshilen e mentes, ose mund të zgjidhni copa me lule me ngjyra të hapura, që mund t’i kombinoni ne këpucë dhe çantë bezhë.  

Fundet më të rafinuara

Look con gonna a fiori Mint and Berry

Veshja me fund është klasike për Pashkë dhe koleksionet e reja janë të pasura me modele “chic” për të mos u humbur. Ngjyrat e pastelit janë perfekte për pranverën. Mund të zgjidhni një fund me pala, apo një fund veref me dekorime lulesh, që mund ta kombinoni me bluzë apo këmishë të bardhë. Nëse fundet e gjera nuk bëjnë për ju mund të vishni një model zving, ta kombinoni me një bluzë të ngushtë me jakë dhe ta thyeni thjeshtësinë e veshjes me ndonjë bizhuteri.

Veshjet me pantallona elegante

Jumpsuit con volants Kiomi

Nëse nuk ju pëlqen të vishni funde dhe fustane, look-u me pantallona elegante është gjithashtu një zgjedhje e mirë. Pantallonat e ngushta mund t'i kombinoni me një këmishë të bardhë, ose me ngjyra të hapura si bezha apo roza. Edhe pantallonat me shtat të lartë, apo ato të gjera janë në modë këtë sezon, kështu që nëse ju përshtaten mund të zgjidhni një palë të tilla.

Për më shumë hidhini një sy fotogalerisë së mëposhtme dhe gjeni veshjen e përshtatshme për ju.  

Burimi: Moda.pourfemme.it

Përshtati: R.O.