Kombinimi i hudhrës dhe lëngut të limonit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit total dhe LDL, tek njerëzit me lipide të larta në gjak, si dhe në përmirësimin e presionin të gjakut, thotë një studim i ri.

Të dhënat e botuara në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese të PubMed, treguan se 20 gramë në ditë hudhër dhe një lugë gjelle lëng limoni, ulin dukshëm nivelin e kolesterolit total, kolesterolit LDL dhe fibrinogjenit.

Ky kombinim ndikoi gjithashtu edhe në uljen e ndjeshme të presionit të gjakut. Një meta-analizë e kohëve të fundit arriti në përfundimin se hudhra mund të ulë presionin e gjakut sistolik dhe diastolik me një mesatare prej 6.71 mmHg dhe 4.79 mmHg.

Detajet e studimit

Shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Shahfahanit në Iran, përfshinë në një studim 112 persona me nivele të larta të lipideve në gjak (hiperlipidemi). Ata u ndanë në katër grupe. Grupi i parë mori 20g hudhër të papërpunuar plus një lugë gjelle lëng limoni në ditë; grupi i dytë mori vetëm hudhër; grupi tre mori vetëm lëng limoni dhe grupi i katërt nuk mori asnjërën.

Pas tetë javësh, rezultatet treguan se grupi i cili kishte marrë kombinimin e hudhrës me lëngun e limonit, kishte ulje të konsiderueshëm të kolesterolit në krahësim me grupet e tjera.

Gjithashtu tek njerëzit që përdorën këtë kombinim, u ul presioni sistolik dhe diastolik i gjakut.