Komedia “10 vjet martesë”, vjen tre ditë me radhë premierë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” nën regjinë e Andia Xhungës.
Duke nisur nga dita e sotme dhe në fundjavë, komedia e autorit Alil Vardar do të rezervoj për artdashësit durrsakë një shfaqje teatrore të shumëpritur.
Në këtë komedi interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj dhe Anida Xhunga, ndërsa bileta është 500 lekë.
Gjithashtu, shfaqja do të zhvillohet sërish javën tjetër.