“A flasim për burrat”, është komedia e cila do të shfaqet në skenë e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për katër ditë radhazi, duke filluar nga dita e sotme deri më 7 nëntor.
Komedia, përveç humorit përciell edhe mesazhe të rëndësishme për marrëdhëniet burrë-grua.
Nën aktrimin e Rozana Radit, Blerta Belliut Lola Metës dhe regjisë së Andeta Radit, shfaqja do të filloj në orën 19:00.
Komedia “A flasim për burrat?” vjen në Durrës pas suksesit të madh që ka pasur në Korçë dhe Elbasan.