Për 5 netë me radhë, artdashësit durrsakë kanë mundësi të ndjekin komedinë franceze “Nina”.

E shkruar nga dramaturgu 𝐴𝑛𝑑𝑟𝑒́ 𝑅𝑜𝑢𝑠𝑠𝑖𝑛, komedia “Nina” sjell para publikut durrsak një histori të komplikuar dashurie mes një gruaje, burrit të saj dhe dashnorit.

Por ndërsa të gjithë presin që bashkëshorti i tradhtuar të vrasë dashnorin që gjen në shtëpi, të tre vendosin të jetojnë “të lumtur” si një familje duke e mbrojtur njeri-tjetrin edhe përballë inspektorit të policisë, i cili vjen për të gjetur “viktimën” që nuk ndodhet në shtëpi.

Mes tre protagonistëve Zherar, Nina dhe Adolf krijohen plot situata komike, që shkaktojnë të qeshura tek publiku në sallë.

Nga data 9 deri më 13 nëntor, komedia “Nina” vjen në teatrin “Aleksandër Moisiu” për të rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

Komedia është një prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” & Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

“𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 500 𝘭𝘦𝘬𝘦.𝘗𝘦̈𝘳 𝘬𝘢𝘵𝘦𝘨𝘰𝘳𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘢𝘬𝘵𝘶𝘢𝘳𝘢, (𝘗𝘦𝘯𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘴𝘵𝘦̈ & 𝘚𝘵𝘶𝘥𝘦𝘯𝘵𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘢𝘫𝘪𝘴𝘶𝘳 𝘮𝘦 𝘬𝘢𝘳𝘵𝘦̈ 𝘴𝘵𝘶𝘥𝘦𝘯𝘵𝘪) 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 300 𝘭𝘦𝘬𝘦̈”,- njofton Teatri “Aleksandër Moisiu”.