"Shirli Valentina", një komedi për gratë, burrat dhe jetën vjen për herë të parë këtë fundjavë në datat 17-18 qershor, ora 20.00, në teatrin “Aleksandër Moisiu” me të mrekullueshmen Olta Daku.

Regjisorja Driada Dervishi thotë se premiera ka ngjallur interes shume të madh tek publiku, i cili ka prerë biletat për të dy netët e shfaqjes. 

“Shirli Valentina” sjell realitetin e sotëm të një gruaje e cila pasi i janë larguar fëmijët nga shtëpia gjendet duke folur me vete. Pjesa është sjellë në shqip nga Artur Lena, skenografia e kostumet Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti, as/regjie Besmir Bitraku, foto nga Soela Zani, graphic design Studio Tartari.

Ndjekim intervistën e dhënë për DurrësLajm të regjisores Dervishi.

K.H.