Komedia “Shtëpiakë të Dëshpëruar”, vjen këtë javë për artdashësit durrsakë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në datat 26 dhe 27 maj.

Komedia romantike mbi burrin modern do të filloj në orën 19:00 dhe zgjasë 1 orë e 20 minuta.

Cila është historia?

Pasi mer një letër-ndarjeje nga e dashura e tij Sofi, Xherom (Artan Imami), thërret dy miqtë e tij Aleks (Gentian Zenelajn) dhe Stefan (Indrit Çobani), për ta ndihmuar të gjejë një mënyrë per të rifituar Sofinë!…Kuptohet që asgjë nuk ndodh sipas planeve të tyre!

Vepra si strukturë ështe një “hibrid” modern midis stand-up comedy dhe komedisë klasike, ku tre personazhet, me karakter dhe personalitete të ndryshme trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift si, tradhëtia, ndarja, psikologjia femërore, psikologjia mashkullore, paragjykimet mbi dashurinë, seksin, martesën, maskilizmin, misogjininë etj.

Po ashtu, në fundjavë në skenën e Teatrit të Durrësit do të vihen dhe dy shfaqje të tjera, konkretisht, komedia “Kur ikën macja” dhe vepra për fëmijë, “Vitaminat e jetës”.