Mediat britanike shkruajnë se koronavirusi i ka marrë jetën  në moshën 79-vjeçare komedianit Tim Brooke-Taylor. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat agjenti i tij këtë mëngjes ku thotë se:

“Me trishtim të madh ju njoftojmë se ka vdekur Tim nga Covid-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe ishte kënaqësi ta përfaqësoja. Jemi mirënjohës së kemi aq shumë punë të tij që t’i shfaqim, lexojmë apo dëgjojmë.”

Tim është bërë i njohur për publikun me rolet në “The Goodies”, dhe “I’m Sorry I Haven’t A Clue” e shumë të tjerë. Ai ka qenë aktiv në profesionin e tij për gjashtë dekada, që nga viti 1960.