Komentatori Dritan Shakohoxha është përfshirë mesditën e sotme në një aksident në Durrës.

Shakohoxha e ka përplasur makinën në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar, në rrugën “Taulantia”.

Siç duket edhe nga pamjet filmike të publikuara nga JOQ, Shakohoxha nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por duket i shqetësuar nga dëmet që i janë shkaktuar automjetit të tij.