Një ditë më parë, përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i komanduar i PD Durrës, Oerd Bylykbashi, njoftoi të gjithë anëtarët e PD Durrës që të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të partisë më të madhe opozitare.  

Por ajo që tërheq vëmendjen janë komentet e bëra për statusin e Bylykbashit. Në zgjedhjet e 25 qershorit, shumë demokratë të Durrësit bojkotuan procesin e votimit duke sjellë për pasojë një humbje historike të PD-së në qarkun e Durrësit.

Njëri nga demokratët që ka komentuar në postimin e Bylykbashit, ka bërë një koment mjaft pikant.

“PD po i bën zgjedhjet me ushkur nëpër këmbë, pra po i bën zgjedhjet me ngut njëlloj si zgjedhjet parlamentare të '96. Djem të mirë, por pak mashtrues. Siç e ka nisë PD ajo duhet të vishet mirë se ka përpara edhe 8 vjet dimër” shkruan demokrati nga Durrësi.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit

Te nderuar anetare te Partise Demokratike te Deges Durres

Diten e shtune, date 22 korrik 2017, do te zhvillohen zgjedhjet per kryetarin e PDSh. Votimi per te gjithe degen e Durresit do te zhvillohet tek Pallati i Kultures ne Durres‎, nga ora 08:00-19:00. 

Anetaret votojne duke paraqitur para komisionit te votimit leternjoftimin (karte identiteti) ose pasaporten biometrike. Nje nga keta dokumenta eshte i domosdoshem per votim.


Ne rast se ndonje anetar nuk ka kryer ne kohe proceduren e riregjistrimit sipas udhezimeve te PDSh por ka dokumentin origjinal te anetaresise se PD-se, pavaresisht vitit te leshimit te dokumentit, mund te votoje duke paraqitur dokumentin origjinal para komisionit edhe kur nuk rezulton ne listen e votimit.‎ Per kete arsye anetaret inkurajohen ta kene dokumentin origjinal te anetaresise me vete.

Te nderuar anetare, jeni te lutur te shperndani njoftimin tek cdo anetar i PD-se Dega Durres.‎