Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim vizitoi Pogradecin një ditë më parë, nga ku ka ndarë disa foto me miqtë e saj në Facebook.
Në një prej fotove ajo shfaqet krahë këngëtares Ermira Babalia, dhe një komentues shkruan: “Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”.
E habitur nga ky koment, diplomatja amerikane e fton komentuesin për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar historinë e vendit të saj.
“Jam e çuditur nga komenti juaj. Do ju mirëprisja në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, Unë mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë.“, shkruan ajo.





