Batutat mes komentuesve dhe kryeministrit Edi Rama në postimet që ky i fundit hedh në Facebook nuk mungojnë asnjëherë.

“Çerek shekulli liri besimi në 1028 kisha, xhami, teqe të ndërtuara a rindërtuara pa dokumente Pronësimi i komuniteteve fetare me tituj të regjistruar, një detyrim i prapambetur që po shlyhet në kohë rekord…,” shkruajti Rama në publikimin e tij.

Njëri prej qytetarëve komenton: Eh, mor bir komunisti. A ki menduar ndonjëherë të distancohesh nga veprimet e të kaluarës e të bëhesh besimtar i mirë i krishterë siq pretendon se je?

Ndërsa kryeministri ia kthen:  “Komunistet e kane kete zakon qe merren me i biri i kujt je, jo kristianet nder te cilet ti kujton se je! Une jam shume krenar per tim ate, po ti ben mire te shkosh e t’i lutesh zotit te ta fale mekatin qe ben duke menduar si komunist per tjetrin. Keshtu qe distancohu nga hija e komunizmit qe ke ne tru dhe pastaj jep mend ketu per te kaluaren zotrote”