Në një kohë kur politika është në krizë, dhe palët ende nuk e kanë arritur konsensusin, kryeministri Edi Rama ka gjetur pak hapësirë që t’i ktheje përgjigje komentuesve në “Facebook”.

Mes komenteve, spikat ai i një qytetari, i cili i tregon Ramës se si të arrihet dialogu. Sipas komentuesit, meqë kryeministri 40 % të pushtetit ia ka dhënë LSI-së, t’ja japë dhe 40 të tjera opozitës, ndërsa nuk kursen ironitë.

Por as Rama nuk i është kursyer në përgjigje qytetarit, duke shkruar:

“Eqerem mos u qaj hallin socialisteve, se ka kush ua qan rri pa asnjë merak; mos harro edukatën se je edhe goxha burrë e duhet te japesh shembull per te rinjte kur flet; dhe mos e harro, jo fele po thele”.