23 korrik 2015 – Policia e shtetit është sërish nën akuzë. E radhës vjen nga qyteti i Durrësit, dhe bëhet fjalë për një automjet të parkuar mbi trotuar në bulevardin kryesor ‘Dyrrahu’.
Rasti në fjalë është denoncuar në aplikacionin online “Komisariati Dixhital” nga një qytetar, por siç shihet dhe në foto del që makina nuk është konstatuar.
Policia nuk ka mundur ta gjejë atë, ose se do të ketë shkuar me vonesë ose se do të jetë lodhur nga denoncimet e shumta të qytetarëve për shkelje të panumërta që konstatojnë.
Edhe ky denoncim është bërë publik në faqen “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”, e cila poston herë pas here raste flagrante denoncimesh, ku policia jo vetëm nuk ndërhyn, por i regjistron ato në aplikacionin “Komisariati Dixhital” si denoncime që nuk ka mundur t’i konstatojë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





