Parlamenti ka vendosur të ngrejë një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pas pajisjes brenda 24 orëve të Gent Cakajt me certifikatë sigurie.
Komisioni do të ketë nëntë anëtarë, nga Partia Demokratike, pjesëtarë të komisionit do të jenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi.
Nga LSI, do të jetë Luan Rama, ndërsa nga Partia Socialiste do të jenë deputetët Spartak Braho, Alket Hyseni, Klotilda Ferhati, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalija.





