Dalja e liderve të Kosovës para Gjykatës Speciale ka ndezur edhe debatin politik në Shqipëri.

Pas akuzave në Twitter ndërmjet mazhorancës dhe kreut të PD Lulzim Basha, kreu i grupit socialist Taulant Balla i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni parlamentar.

Objekti i kësaj kërkese sipas Ballës ka të bëjë ne pretendimet  për ekzistencën në veri të burgjeve të UÇK-së sipas raportit të Dick Martin.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë”,– shkruan Balla.