Një lajm të gëzuar ka marrë sot komisioneri Europian Johannes Hahn gjatë vizitës në Durrës, ai është bërë gjysh.
Hahn u njoftua nga familjarët se sot erdhi në jetë nipi i tij, teksa ishte i pranishëm në zhvillimin e punimeve të ministerialit te Ballkanit Perëndimor që mbahet në Durrës.
Gjyshi Hahn është shprehur entuziast kur ka thënë mes emocionesh:“Ky ministerial është me fat për mua”.





