Shqipëria i ka dorëzuar sot publikisht kërkesën Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, për t’u bërë anëtare e mekanizmit për mbrojtjen civile.

NNë një konferencë për media, komisioneri i BE tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të ofruar ndihmë këtë verë, nëse do të ketë situata të vështira me zjarret. I pyetur për fondet e rindërtimit, ai tha se “Kam informacion se fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha ato, sepse nuk janë përfunduar të gjitha proceset”.

Sa i përket pyetjes për fondet e rindërtimit, nuk është fushë e drejtpërdrejtë e mandatit tim, por unë kam dëshirë të shoh si kanë ecur punët. Prandaj, nesër në mëngjes unë do të shkoj për vizitë në disa nga ambientet që janë financuar për rindërtim nga BE. Do të shkoj në një kopsht në Durrës. Gjithsej janë dhënë nga BE 75 milionë euro për rindërtimin e shkollave e kopshteve. Kam informacion se fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha ato, sepse nuk janë përfunduar të gjitha proceset. Nuk janë çështje të lehta këto, sepse rindërtimi do që të merren të gjitha masat, që godinat që rindërtohen t’i bëjnë ballë tërmeteve, larg qoftë nëse ka, pra janë gjëra që kërkojnë kohë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe plani është që ato që kanë mbetur, të përfundohen brenda këtij viti. Nesër do të vizitoj edhe kullën veneciane në Durrës.“, tha ai.