Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi ka patur një bisedë me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se mirëpret vendimin e kryedemokratit për përfshirjen e opozitës në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

”Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.’‘, shkruan ai.