Gjyqtari Bashkim Dedja i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kaloi Vettingun tani do të kalojë në një tjetër hallkë.
Atij do t’i duhet që të përballet edhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA)
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur sot një shkresë ku kërkon që kreu i Gjykatës Kushtetuese duhet të kryer sërish rivlerësimin e tij.
Sipas Komisionerit Publik, provat nuk arrinin në nivel të besueshëm.





