Gjykata Kushtetutese ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për shqyrtimin me përparësi të antikushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore.
Gjykata njofton se në mbledhjen e datës 23.04.2024, ka vendosur që ta shqyrtojë cështjen me përparaësi, duke caktuar seancën në datën 27 Maj 2024, ora 10.00.
Përsa i përket kërkesës për pezullimin e ligjit, është vendosur që për këtë të shqyrtohet në seancë plenare.
Njoftimi:
Në vijim të komunikimeve, ju bëjmë me dije se në datën 23.04.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.
Pezullimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit”” vendosi pranimin e kërkesë për përshpejtim, dhe zhvillimin e seancës plenare publike në datën 27.05.2024, ora 10:00.
Po në datën 23.04.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit për pezullimin e ligjit 106/2023, vendosi që kërkesa për pezullimin e ligjit do të shqyrtohet në seancën plenare publike. Gjithashtu, theksojmë se afati për paraqitjen e parashtrimeve dhe të çdo materiali tjetër është deri në datën 06.05.2024.
Për parashtrimin e pretendimeve në seancë plenare koha në dispozicion është deri në20 minuta.
Për sa i përket prezencës në seancën plenare publike, ju bëjmë me dije se duhet të jeni prezent 10 minuta para fillimit të seancës plenare.
Ju faleminderit.