Në orën 13:00, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat koncensionare në Shëndetësi do të zhvillojnë një vizitë në QSUT në orën 13:00 për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.
Sipas njoftimit, ata do të kenë edhe një deklaratë për mediat.
Nga ana tjetër, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar mbledhje në orën 15:00.
Njoftimi i plotë:
KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI
– Vendndodhja: Kryesia e Kuvendit
– Ora:15:00
Kryetarja e komisionit hetimor njofton mbledhjen e komisionit me këtë rend dite:
1.Miratimi i kërkesave për informacion.
2.Dhënia kohë ekspertëve për hartimin e një plani të vetëm hetimor.