Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish këtë të premte. Të ftuar në këtë seancë ishin dy ekspertët ligjorë, Artan Spahiu dhe Erind Mërkuri.

Ata iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve se çfarë thotë Kushtetuta për shkeljet e Presidentit ndërkohë që raportuan edhe rezultatet e hetimeve të tyre. Ekspertët sollën për deputetët edhe shembujt e precedentëve të shkarkimit të presidentëve apo shkeljeve të rënda të tyre në botë dhe Europë.

Nga ana tjetër Presidenti Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit pati një aktivitet me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit, Presidenti Meta nuk ka ngurruar të pranojë ftesën duke kërcyer një valle minoritare për disa minuta.

Kreu i shtetit shfaqet në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer këngë të tyre tradicionale.