Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot kërkesën e Komisionit Hetimor për presidentit Ilir Meta për zgjatjen e punimeve me dy muaj.

Kuvendi miratoi me 103 vota edhe rezolutën për mbështetjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Kujtojmë që komisioni kërkoi zgjatje të afatit të punimeve për të marrë kohë që të japë një vendim mbi presidentin Meta, pas publikimit të opinionit të Venecias më datë 11 tetor.