Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.
Më poshtë gjenden çështjet që do të diskutohen:
“Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në Komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë:
-Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
-Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.
-Përcaktimi i detyrave të komisionit.
-Zgjedhja e sekretarit të komisionit.
-Deklarimi i planit paraprak të hetimit.
-Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.
-Përcaktimi i mbledhjes së radhës së komisionit hetimor”