Kryetari i Komisionit Hetimor për “Zgjedhjet e 25 prillit”, Enkelejd Alibeaj e ka quajtur mos-prezencën e mazhorancës një bojkot pa arsye.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se nëse mungojë tre herë, ai do të kërkoj zëvëndësimin e tyre në përputhje me ligjin.

Nuk kishet arsye, meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit ata e kanë marrin pushim. Ne jemi këtu si detyrim për tu mbledhur gjatë një afati maksimal 3 mujor. Sot është dita e 6-të dhe duket mungesa e tyre për të bërë justifikim kjo është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të “Masakrës Zgjedhore”. Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët, janë dokumentuar si hajdutë të procesit zgjedhor, tani po bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë me Komisionin Hetimor, të drejtën e publikut për ta marrë vesh ca ka ndodhur në Masakrën Zgjedhore. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e dytë, duke porë deklaratat e Ramës për “shtrirje të dorës”, por Komisioni po bojkotohen nga mazhoranca.

Kjo është mazhoranca që ka vjedhur mandatet po bëjnë gjithçka që të pengojë të dalë e vërteta siç është. Ne do të ndjekim hapat proceduriale që lejon kushtetuta. Do të njoftojmë kryetarin e kuvendit, do të njofton konferencën e kryetarëve. Mungesat pa arsye 3 herë janë shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Të zbatohet ligji dhe rregullorja. Ta tregojmë cilët janë hajdutët e zgjedhjeve, sot u demaskuan.“,- u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi se mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor do të zhvillohet ditën e premte (22 tetor) në orën 10:00.