Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite e ka dënuar Cristiano Ronaldon me dy ndeshje pezullim.

Ky Komision e ka dënuar sulmuesin portugez për shkak të veprimeve të pajishjme që bëri në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shabab, që thërritën në kor emrin e Messit.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë ndeshjes Al-Nassr – Al-Shabab, të cilën e fitoi ekipi i Ronaldos me rezultatin 3-2.

Ronaldo ka mundësi të apelojë vendimi dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar, por do të jetë e vështirë që pezullimi t’i hiqet.

Portugezi do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed.