Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po shqyrton kërkesën e qeverisë drejtuar Kuvendit për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për tre muaj, pra deri më 31 mars të vitit 2020. Gjendja e fatkeqësisë e shpallur në fund të nëntorit përfundon në fund të këtij muaji, prandaj qeveria ka kërkuar që kjo masë të shtyhet në qarqet Tiranë, Durrës dhe në Lezhë. Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja?
Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës. Gjithashtu, nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.
Diskutimet në Komision:
Arben Ahmetaj: Akt normativ nga qeveria ka hyrë që dje në fuqi dhe nesër prezantim në seancë të pasojave të fatkeqësive natyrore më parë nuk ka patur një ligj si ky për herë të parë. As kryeministri, as ministri i shtetit për rindërtim nuk janë njësi zbatuese të projekteve, por janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë, por edhe Infrastrukturës dhe njësitë vendore. Të mbyllet ky vendimi që fillon nga imagjinata e medias deri te përsiatjet e analistëve.
Blerina Gjylameti: Qëllimi i këtij ligji është rimëkëmbja e komuniteteve. Situata e 26 nëntorit kërkon një kuadër rregullator për rimëkëmbjen e të prekurve nga fatkeqësitë natyrore rimëkëmbja qëllim kthimin e cdo subjekti në fazën fillestare. Akti normativ për pagesën e qerasë për pagesën e qerasë për familjet e pastreha familjeve të viktimave qira për 1 vit, ky akt normativ kërkon të ulë kohën e procedurave, ndërsa efekti në buxhet është 1 miliard lekë.
Korab Lita: Mendimi im është se ne do i votojmë të dyja këto projekt-akte.





